Kush po punon për interesat e Serbisë në SHBA? REL zbardh strategjitë e lobimit
Gjashtë kontrata aktive dhe miliona dollarë për promovim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Qeveria serbe i ka lidhur tri kontrata me firma amerikane për lobim, Dhoma e Tregtisë e ka një dhe dy kontrata janë me kompani private serbe që kanë marrë kontrata fitimprurëse infrastrukturore nga shteti në të kaluarën. Kjo sipas të dhënave nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për “agjentët e huaj”, të cilat u analizuan nga Radio Evropa e Lirë (REL). Lobimi në SHBA nuk është i paligjshëm, por kompanitë dhe individët që përfaqësojnë interesa të huaja duhet ta raportojnë atë. Është FARA – Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj – që i detyron ata ta bëjnë këtë. Baza e të dhënave është e disponueshme publikisht dhe tregon se kush...
Burimi:
kohajone.com