Kosova mposht Serbinë në “European Men’s Team Shield 2026”
Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”. Pas kësaj fitoreje, Federata e Golfit e Kosovës ka përgëzuar ekipin kombëtar, duke e cilësuar triumfin si një arritje të merituar dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e golfit në vend. “Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e posa filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë”, thuhet në reagimin e Federatës. Federata ka vlerësuar përkushtimin e lojtarëve, kapitenit dhe stafit teknik, duke theksuar se uniteti dhe besimi në vetvete ishin çelësi i këtij suksesi. “Urime ekipit të Kosovës për këtë fitore të rëndësishme!...
Burimi:
kultplus.com