Kosova fiton gjashtë medalje në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Mustafa Hajrulahović – Talijan”

Kosova fiton gjashtë medalje në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Mustafa Hajrulahović – Talijan”

Kombëtarja e Kosovës në boks ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, duke fituar gjithsej gjashtë medalje në turneun prestigjioz “Mustafa Hajrulahović – Talijan”, i mbajtur nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë. Boksierët kosovarë e mbyllën garën me një medalje të artë, një të argjendtë dhe katër të bronzta. Medaljen e artë e fitoi Taulant Jakupi në kategorinë deri në 85 kilogramë, ndërsa medaljen e argjendtë e rrëmbeu Riad Isufi në kategorinë deri në 55 kilogramë. Me medalje të bronzta u nderuan Bashkim Bajoku (55 kg), Erdi Aliu (65 kg), Ensar Badallaj (70 kg) dhe Flori Tarani (75 kg). Në finalen e kategorisë 85 kilogramë, Jakupi dominoi ndaj boksierit shqiptar Useid Nika, duke triumfuar me rezultat të...