Biblioteka e Umberto Eco-s hapet për publikun, një univers prej 32 mijë librash në zemër të Bolonjës
Nuk është thjesht një muze, as një arkiv apo një koleksion librash. Biblioteka personale e Umberto Eco-s është një udhëtim në botën e ideve, kuriozitetit dhe pasionit për dijen të një prej mendjeve më të ndritura të shekullit XX. Që nga 1 korriku, biblioteka e shkrimtarit dhe semiologut italian është vendosur në pjesën e shekullit XX të Palazzo Poggi, në fund të rrugës Zamboni në Bolonjë, duke u hapur për publikun si një dritare drejt universit të tij intelektual. Koleksioni përmban rreth 32 mijë libra, të cilët, nëse do të vendoseshin njëri mbi tjetrin, do të krijonin një kullë rreth 900 metra të lartë. Por madhështia e kësaj biblioteke nuk matet vetëm me numrin e librave, por me mënyrën unike se si Eco i organizonte...
Burimi:
kultplus.com