Trageti indonezian përfshihet nga flakët në det, 5 të vdekur dhe 41 të zhdukur
Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 41 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget indonezian u përfshi nga flakët në det të dielën. Sipas Basarnas, Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Shpëtimit të Indonezisë, disa pasagjerë u hodhën nga deti për t'i shpëtuar zjarrit dhe u shpëtuan nga një anije aty pranë. Ndërkohë, një total prej 225 personash në bord u shpëtuan dhe katër anije të tjera ishin në gatishmëri pranë tragetit, megjithatë ato nuk mundën t'i afroheshin për shkak të rrezikut që paraqiste materiali i ndezshëm në traget, tha Agjencia Rajonale e Kërkimit dhe Shpëtimit në Surabaya. Kompania e trageteve kishte marrë një telefonatë nga kapiteni i anijes për të raportuar zjarrin, ndërsa ajo lundronte nga Surabaya në Java Lindore për në Makassar...
Burimi:
syri.net