Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin
Edhe kryetari i Bashkisë Patos, Fation Duro, ka dalë kundër propozimit për bashkimin e Patosit me Bashkinë Fier në kuadër të reformës së re territoriale. Në rrjetet sociale, ai shkruan se të dhënat zyrtare të Komisionit për Reformën Territoriale e rendisin Patosin ndër bashkitë me performancën më të mirë në vend, duke vënë në pikëpyetje arsyet e një bashkimi të tillë. Reagimi i Fation Duros: Patosi nuk është bashki me performancë të dobët Raporti përfundimtar i Komisionit nuk e paraqet Patosin si një bashki që nuk arrin të kryej funksionet e veta. Përkundrazi, në treguesit më të rëndësishëm, Patosi renditet ndër bashkitë më të mira të Shqipërisë. Patosi është i dhjeti në Shqipëri për funksionalitetin Indeksi i Funksionalitetit të Bashkive, IFB, vlerëson elemente të tilla...
Burimi:
gijotina.com