Korça mirëpret “LuluFest”, orkestrat frymore nga disa vende dhurojnë performanca të jashtëzakonshme
Mbi 200 instrumentistë nga banda dhe orkestra frymore të vendeve të ndryshme u bënë pjesë e edicionit të dytë të Air Fest – LuluFest, që po zhvillohet në qytetin e Korçës. Festivali solli në qytet muzikantë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, duke e kthyer Korçën në një skenë të madhe të muzikës frymore. Përgjatë dy ditëve zhvillohen parada festive në Bulevardin “Republika”, koncerte në zonën këmbësore dhe në Pazarin e Vjetër, si edhe ëorkshop-e artistike, duke i dhënë qytetit një atmosferë të veçantë kulturore. Edhe këtë vit sipas drejtorit te festivali Ilir Kodhima aktiviteti ja ka dalë të sjell në qytetin më të madh të juglindjes artdashës të shumtë. “Qyteti i Korçës e ka sjellë i pari muzikën e...
Burimi:
vizionplus.tv