Kompozitori i filmit “The Odyssey” u frymëzua nga polifonia labe dhe fyelli shqiptar

Kompozitori i filmit “The Odyssey” u frymëzua nga polifonia labe dhe fyelli shqiptar

Kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka zbuluar se është frymëzuar nga polifonia labe dhe tingujt e fyellit tradicional shqiptar për kolonën zanore të filmit të ri “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan. Në një intervistë për New York Magazine, Göransson tha se udhëtoi në jug të Shqipërisë, ku kaloi një javë duke regjistruar polifoninë iso, traditë e shpallur nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Ai gjithashtu regjistroi tingujt e fyellit me dy tela, një instrument tradicional i barinjve të jugut të Shqipërisë, që përdoret prej shekujsh. Sipas kompozitorit, regjistrimet duhej të përfundonin para orës 18:00, pasi barinjtë zgjohen herët për t’u kujdesur për bagëtinë. Filmi “The Odyssey”, i bazuar në poemën epike të Homerit dhe me regji të...