Gonxhja ndan pamjet nga ‘Vajzë Fest’, këngët labe në fokus
Festivali “Vajzë Fest” i zhvilluar në Selenicë të Vlorës, ka sjellë në vëmendje traditën dhe vlerat e polifonisë labe. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili ndoqi nga afër performancat e artistëve. Një prej grupeve që u ngjit në skenë ishte grupi “Amantia”, që solli interpretime të veçanta për publikun. Pjesë e aktivitetit ishte edhe artisti i njohur vlonjat Nazif Çela, ndërsa vëmendje të veçantë mori mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj. Meloditë e interpretuara nga Kapaj janë përzgjedhur edhe për filmin hollivudian “The Odyssey”, duke i dhënë një tjetër dimension promovimit të muzikës dhe traditës shqiptare./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com