Komedia “Skandali” në fundjavë në skenën e teatrit Metropol

Komedia “Skandali” në fundjavë në skenën e teatrit Metropol

“Skandali” sjell në skenën teatrore personazhe unike dhe një ritëm, që garanton të qeshura pafund. Një kombinim perfekt mes humorit të hollë dhe situatave qesharake, që e bën këtë shfaqje të mbetet në mendje. Në teatrin Metropol në Tiranë po vijon në skenë komedia me regji nga Sonila Kapidani dhe në role një kastë aktorësh të njohur. Veprën e autorit Steve Martin që vijon në mbrëmjet e datave 9 dhe 10 maj, regjisorja Sonila Kapidani e sjell në skenë me në role aktorët Elia Zaharia, Xhino Musollari, Gëzim Rudi, Gladiola Harizaj, Ligoraq Riza, Pjerin Vlashi dhe Urim Aliaj. “Skandali” është një komedi që këtë sezon artistik në teatër ka tërhequr vëmendjen e publikut në Metropol për stilin e saj të humorit të hollë dhe situatave...