KIIFF, një ekran për krijimtarinë e pavarur dhe historitë e filmit nga Shqipëria dhe bota

KIIFF, një ekran për krijimtarinë e pavarur dhe historitë e filmit nga Shqipëria dhe bota

Nga Julia Vrapi Kinemaja ka qenë gjithmonë një mënyrë për të dokumentuar histori, për të sjellë ide të reja dhe për të krijuar komunikim mes autorëve dhe publikut. Edicioni i parë i “Kuçova International Independent Film Festival” (KIIFF) do të zhvillohet në tetor, pas përfundimit të fazës së aplikimeve ku u paraqitën 3 mijë filma nga rreth 100 vende të botës. Tashmë organizatorët po përgatiten për përzgjedhjen dhe prezantimin e projekteve filmike që do të jenë pjesë e festivalit.   Drejtori artistik i festivalit, Skënder Jaçe, thotë se KIIFF synon të krijojë një lidhje mes kinemasë shqiptare dhe asaj botërore. “Edicioni i parë i KIIFF synon të krijojë një urë komunikimi mes kinemasë shqiptare dhe asaj botërore. Do të ishte një kënaqësi që krijimtaria shqiptare të...