Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe
Gjurmët institucionale të Serbisë në Kosovë janë fshirë në Kumanovë më 1999, është i bindur shkrimtari i njohur serb Svetisllav Basara. Në një intervistë për revistën “Radar” ai sqaron se pse regjimi autokratik i Aleksandar Vuçiqit dhe revolta aktuale e studentëve janë po aq katastrofike për vendin. Sipas tij, përplasja mes tyre nuk ofron asnjë shpresë për ndryshim, por i ngjan një sfide ku, kushdo që të fitojë, shoqëria serbe do të jetë humbësja e madhe. Në një intervistë për revistën e pavarur serbe “Radar”, një nga shkrimtarët më të shquar serbë dhe kritikët më të ashpër të nacionalizmit, Svetisllav Basara, ka folur gjerësisht mbi krizën e thellë politike e shoqërore që ka përfshirë Serbinë. Në romanin e tij më të fundit, “Gjingjiqi: Kujtimet nga...
Burimi:
javanews.al