Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

Vijojnë që të jenë aktive vatrat e zjarrit edhe sot në 10 gusht në zonën e Mallakastrës dhe në Patos. Siç bën me dije gazetarja e Klan News Anila Sefa, në Mallakastër janë angazhuar në total 20 trupa të FA, 10 efektivë të MZSH, 20 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor dhe një mjet zjarrfikës. Ndërkaq, një numër i konsiderueshëm efektivësh janë në terren edhe në vatrën e Drenies në Patos. Në Drenie janë në terren tre automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH, 10 forca bashkiake, 20 trupa të FA. Siç kishin paralajmëruar edhe autoritetet, muaji gusht pritet të mbajë i nxehtë dhe të mos jetë aspak i qetë në aspektin e zjarreve. Vendi ynë, por edhe rajoni dhe Europa po përballen me zjarre...