Vijon të digjet pylli me pisha në Krastë të Krujës, vatër zjarri dhe në Mallakastër dhe Patos
Mëngjesin e sotëm ka nisur ndërhyrja nga toka e ajri në Krastë të Krujës ku prej ditës së djeshme po digjet një sipërfaqe e madhe me pisha. Gazetari i Syrit informon se zjarri po lokalizohet dhe po shkohet drejt izolimit total. Vatra e zjarrit u regjistrua pasditen e djeshme në Krastën e Krujës, pranë lagjes Bojë duke përfshirë një sipërfaqe me pisha. Ndërhyrja nga toka e zjarrfikësve është bërë me çanta shpine dhe mjete rrethanore. Ndërkohë vijon puna për izolimin e vatrës së zjarrit edhe në zonën e Mallakastrës dhe në Drenie, bashkia Patos. Zjarri në Krujë Ndërkohë Kruja pasditen e 8 gushtit u përfshi nga një zjarr masiv duke u përhapur me shpejtësi nga lagjja Abazaj drejt zonave të banuara dhe sipërfaqeve pyjore të Malit të Krujës.Flakët rrezikuan dhjetëra...
Burimi:
syri.net