Detyrimet e prapambetura arrijnë në 84 mln euro, ministritë dhe bashkitë kanë 22.2 mln € investime të papaguara

Detyrimet e prapambetura arrijnë në 84 mln euro, ministritë dhe bashkitë kanë 22.2 mln € investime të papaguara

Institucionet shtetërore vijojnë të jenë problematike në shlyerjen e detyrimeve për investime, për shpronësimet, pagesat e faturave apo të shërbimeve që marrin. Në gjysmën e parë të këtij viti detyrimet e prapambetura, thotë Ministria e Financave, janë rritur me 20.7 milionë euro, ose rreth 32.7%. Nga 63.3 milionë euro që ishte stoku i detyrimeve në fund të dhjetorit 2025, në qershor u rrit në 84 milionë euro, duke u shtuar edhe në krahasim me muajin mars 2026 kur totali ishte 74.4 milionë euro. E gjithë rritja e detyrimeve gjatë këtij viti ka ardhur nga pushteti qendror (ministritë), pasi detyrimet për këtë kategori nga 19.9 milionë euro në mars u rritën në 35.4 milionë euro në fund të qershorit, një zgjerim me gati 78%. Volumin më...