Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda
Qeveria planifikon të forcojnë kontrollin teknik periodik dhe inspektimet në rrugë, pasi Strategjia Kombëtare për Sigurinë Rrugore vëren se “një numër i konsiderueshëm i mjeteve” nuk u nënshtrohen kontrolleve vjetore. Masat janë pjesë e planit të veprimit të strategjisë dhe synojnë të rrisin verifikimin e gjendjes teknike të automjeteve që qarkullojnë në rrjetin rrugor. Dokumenti parashikon përmirësimin e sistemit të kontrollit teknik periodik dhe forcimin e kontrolleve të kryera në rrugë nga Policia Rrugore dhe Task-Forca. Për periudhën 2028–2029 parashikohen inspektime të përbashkëta dhe monitorimi i përqindjes së automjeteve që rezultojnë me mangësi teknike. Strategjia kërkon gjithashtu përafrimin e procedurave shqiptare me kërkesat e Bashkimit Evropian për kontrollet teknike periodike dhe inspektimet rrugore. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të monitorojë “përqindjen...
Burimi:
javanews.al