“Një tjetër skemë privilegjesh për KAYO-n”, Jorida Tabaku: Në Shqipërinë e Ramës, politika fiskale zgjedh fituesit

“Një tjetër skemë privilegjesh për KAYO-n”, Jorida Tabaku: Në Shqipërinë e Ramës, politika fiskale zgjedh fituesit

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa ka kundërshtuar vendimin e qeverisë për përjashtimin nga TVSH-ja të importeve të pajisjeve dhe makinerive që përdoren në prodhimin e armëve. Sipas Tabakut, vendimi nuk përfaqëson një politikë të mirëfilltë për zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes, por krijon një regjim privilegjesh fiskale për një numër të kufizuar përfituesish, ku përfituesi kryesor duket se është kompania KAYO. “Për 13 vite, qeveria e la mbrojtjen kombëtare jashtë prioriteteve të saj. Investimet në mbrojtje mbetën nën angazhimet e Aleancës dhe Shqipëria ende nuk ka një strategji të qartë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes”, shkruan Tabaku në reagimin e saj. Më tej deputetja demokrate thekson se qeveria nuk...