E rëndë në Shkodër! E reja dhunohet në banesën e saj nga dy persona, nisin hetimet
Një 23 vjeçare është dhunuar fizikisht në banesën e saj në Shkodër nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije”, rreth orës 22:20. E reja ndodhet në spital, ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia Kufitare shpëton dy persona nga mbytja në Velipojë Njoftimi i policisë: Rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, dyshohet se 2 shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases O. N., 23 vjeçe, dhe e kanë dhunuar fizikisht. Shtetasja O. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al