Dyshuan se ishte trupi i një viktime, por ajo që gjetën brenda valixhes tronditi policinë
Një ngjarje e pazakontë ka vënë në lëvizje policinë në Australi, pasi një valixhe e braktisur në një zonë rurale u dyshua fillimisht se përmbante trupin e një personi. Ngjarja ndodhi në Oallen, në juglindje të Goulburn, ku dy persona që po udhëtonin nëpër një zonë rurale vunë re valixhen dhe njoftuan autoritetet. Pamja e asaj që ndodhej brenda saj ishte aq bindëse, sa policia nisi hetimet duke e trajtuar rastin si një ngjarje të mundshme kriminale. Në vendngjarje mbërritën hetues dhe specialistë të mjekësisë ligjore për të ekzaminuar përmbajtjen e valixhes. Megjithatë, ekzaminimet shkencore sollën një rezultat krejt të papritur. Brenda valixhes nuk ndodhej një trup njerëzor, por një kukull që përdoret për marrëdhënie, e cila për shkak të pamjes së saj ishte ngatërruar...
Burimi:
vizionplus.tv