Festivali Folklorik “Jehona e Traditës”, kushtuar trashëgimisë sonë kulturore dhe vlerave të folklorit shqiptar
Nga Julia Vrapi Vlerat e trashëgimisë kulturore u shpalosën në Festivalin Folklorik “Jehona e Traditës”, i cili këtë vit zhvilloi edicionin e parë si një nga veprimtaritë e reja kulturore në Pogradec. Në skenën e Odeonit interpretuan këngëtarë, valltarë dhe instrumentistë folklorikë të rrethit të Pogradecit, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me art, autenticitet dhe emocion. Artistët sollën para publikut motive autentike, kostume tradicionale dhe interpretime që pasqyruan identitetin dhe pasurinë shpirtërore të trevës. Qendra Multifunksionale Pogradec u shpreh se festivali kushtuar trashëgimisë sonë kulturore dhe vlerave të folklorit pogradecar u përmbyll me sukses. “Përgjatë këtij festivali, publiku pogradecar, por edhe vizitorë të shumtë, patën mundësinë të shijojnë tingujt autentikë të muzikës folklorike, vallet tradicionale dhe interpretimet plot pasion të artistëve, të cilët sollën...
Burimi:
sot.com.al