Topi i Artë/ Spanja vjen fuqishëm në garë pas triumfit në Botëror, katër lojtarë futen në listën e favoritëve

Topi i Artë/ Spanja vjen fuqishëm në garë pas triumfit në Botëror, katër lojtarë futen në listën e favoritëve

Triumfi i Spanjës në Kupën e Botës 2026 ka ndryshuar ndjeshëm garën për Topin e Artë. Në prag dhe gjatë turneut, vëmendja ishte përqendruar kryesisht te emra si Harry Kane, Kylian Mbappé, Michael Olise dhe madje edhe Lionel Messi, por paraqitja e jashtëzakonshme e kampionëve të rinj të botës ka rritur ndjeshëm aksionet e futbollistëve spanjollë. Ky ndryshim është reflektuar edhe në kuotat e basteve sportive. Lamine Yamal vazhdon të jetë një prej pretendentëve kryesorë, ndërsa Rodri është ngjitur ndjeshëm pas ndikimit të tij në suksesin e Spanjës gjatë gjithë turneut. Mesfushori i Manchester Cityt, kapiteni i kombëtares dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm të trajnerit Luis de la Fuente, kuotohet me 6.0 për të fituar Topin e Artë. Rodri e ka fituar tashmë...