Interi nuk heq dorë nga Diaby, por Bayer Leverkusen këmbëngul. Al-Ittihad nuk pranon shkëmbimin me Asllanin

Interi nuk heq dorë nga Diaby, por Bayer Leverkusen këmbëngul. Al-Ittihad nuk pranon shkëmbimin me Asllanin

Interi po punon për të afruar një anësor të ri pas largimit të Dumfries. Diaby mbetet objektiv, por negociatat janë të komplikuara dhe zikaltërit po vlerësojnë alternativa. Faza përgatitore i ka dhënë Cristian Chivu disa sinjale pozitive, por nuk ka ndryshuar prioritetet e Interit në merkato. Pas miqësoreve të zhvilluara në Gjermani, Kinë dhe Australi, trajneri zikaltër është rikthyer në Itali së bashku me skuadrën dhe së shpejti do të bëjë sërish një analizë me Marotta, Ausilio dhe Baccin. Kërkesa kryesore mbetet ajo e bërë prej kohësh; nevojitet një anësor i ri i djathtë pas largimit të Dumfries. Mes lojtarëve të ndjekur vazhdon të jetë Moussa Diaby, edhe pse konkurrenca e Bayer Leverkusen ia komplikon planet Interit. Për këtë arsye, drejtuesit po punojnë paralelisht edhe mbi...