E vërteta e Maldinit: Guardiola ishte shumë i tunduar të pranonte, Malagò nuk i respektoi marrëveshjet
Pas dorëheqjes nga posti i drejtorit teknik të kombëtares axurre dhe presidentit të “Club Italia”, ish-kapiteni i Milanit foli për herë të parë mbi atë që ndodhi gjatë javëve të fundit, duke nisur nga “po”-ja e tij për Malagò: “Më telefonoi në Pashkë, duke më thënë: Ekziston mundësia që të bëhem president i FIGC; ti je personi që do të doja ta kisha me vete. Unë i dhashë gatishmërinë time. Në futboll, për mua ekzistojnë vetëm dy gjëra: Milani dhe kombëtarja. Pastaj nuk e dëgjova më. Një ditë para zgjedhjeve, Malagò telefonoi përsëri: Nesër votohet, kam mundësi të mira, do të doja të ishe në bord. I përgjigjem: Le të flasim”. Një bisedë që në fund çoi në një marrëveshje mes të dyve: “Më kërkoi...
Burimi:
telesport.al