“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti zbulon projektin e ri muzikor

“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti zbulon projektin e ri muzikor

Shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Show”, këtë të hënë, më 6 korrik për të folur mbi ndarjen mes artistit dhe veprës së tij. Ajo bëri të ditur se fakti që publiku është fokusuar më shumë te figura e saj si personazh publik sesa te krijimtaria, e ka ndikuar edhe pse ky është një raport që vazhdon të diskutohet. “Me këto debatet online, fjala është në kohën ‘tani’ dhe mua më shumë më njohin për të gjitha fjalët që kam thënë nëpër intervista në kohën ‘tani’, sesa ma njohin veprën. Por do bëj diçka dhe unë, jam në përpjekje më një uebsajt që m’u ofrua falas nga jashtë që do të hapet, për të futur...