Prishtina bëhet nikoqire e një prej ngjarjeve më të veçanta të vallëzimit në Kosovë

Prishtina bëhet nikoqire e një prej ngjarjeve më të veçanta të vallëzimit në Kosovë

Më 4, 5 dhe 6 shtator 2026, Prishtina do të mirëpresë edicionin e dytë të Prishtina Dance Festival, një festival ndërkombëtar që synon të sjellë në Kosovë artistë, vallëzues dhe komunitete nga vende të ndryshme të botës që do të mbahet në Klan Arena. Pas suksesit të edicionit të parë, i cili mblodhi rreth 1,200 pjesëmarrës, këtë vit organizatorët presin rreth 2,000 pjesëmarrës nga Kosova, diaspora, rajoni dhe vende të ndryshme të Evropës. 32+ artistë ndërkombëtarë në Prishtinë Për herë të parë në një festival të këtij formati në Prishtinë, publiku do të ketë mundësi të mësojë dhe të vallëzojë me 32+ artistë ndërkombëtarë, përfshirë emra me karrierë dhe renome ndërkombëtare. Në mesin e tyre janë edhe vallëzues shqiptarë nga diaspora, të cilët kanë ndërtuar...