20 vjet me DAM Festival, vjen me program nga Kosova, rajoni e Evropa

20 vjet me DAM Festival, vjen me program nga Kosova, rajoni e Evropa

DAM Festival shënon edicionin e tij të 20–të me një program që sjell në Prishtinë artistë dhe muzikantë nga Kosova, Ballkani Perëndimor, Evropa dhe më gjerë. Festivali hapet më 21 gusht 2026, në orën 20:30, në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, me koncertin e Western Balkans Youth Orchestra, nën drejtimin e dirigjentit Desar Sulejmani. Koncerti hapës sjell një program ekskluziv me vepra nga Paul Dukas, George Enescu, Benjamin Britten dhe Ottorino Respighi. Koncerti është pjesë e turneut “Be Embraced”, i organizuar nga Western Balkans Youth Orchestra, e cila bashkon muzikantë të rinj të talentuar nga Ballkani Perëndimor, Evropa dhe më gjerë, përmes trajnimit të avancuar muzikor, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit kulturor./ KultPlus.com