Katy Perry improvizon “uljen në Hënë” dhe ngre flamurin e Kosovës në skenën e “Sunny Hill Festival”

Katy Perry improvizon “uljen në Hënë” dhe ngre flamurin e Kosovës në skenën e “Sunny Hill Festival”

Katy Perry ka surprizuar publikun e “Sunny Hill Festival” gjatë performancës së saj në Prishtinë, duke improvizuar një “ulje në Hënë” në skenë dhe, në një prej momenteve më të veçanta të koncertit, duke ngritur flamurin e Kosovës përpara mijëra festivalistëve. Artistja amerikane, e njohur për performancat e saj spektakolare dhe elementet teatrale në skenë, krijoi një moment të papritur gjatë shfaqjes së saj. Në mesin e performancës, Perry improvizoi një skenë të “uljes në Hënë”, duke sjellë një tjetër element në spektaklin që po zhvillohej para publikut të festivalit. Por momenti që ngjalli reagimin më të madh ishte shfaqja e flamurit të Kosovës. Katy Perry e mori flamurin shtetëror dhe e ngriti në skenë, përpara publikut të “Sunny Hill”. Gjesti u prit menjëherë me...