Katër ekipe, një Kupë Bote: Kush do ta ngrejë trofeun më të madh të futbollit

Katër ekipe, një Kupë Bote: Kush do ta ngrejë trofeun më të madh të futbollit

Kupa e Botës ka hyrë në fazën vendimtare. Njëra prej katër skuadrave – Franca, Spanja, Argjentina ose Anglia – do të shpallet kampione e botës të dielën në Nju Jork. Por, kush do ta ngrejë trofeun?, shkruan BBC. A është përballja Francë–Spanjë në gjysmëfinale “finalja e vërtetë”, siç mendojnë shumë ekspertë? A mund të bëhet Argjentina, skuadra e tretë në histori që mbron titullin? A do t’i japë Anglia fund pritjes 60-vjeçare për një Kupë Bote? “BBC Sport” ka pyetur gazetarë dhe ekspertë nga vendet respektive për të kuptuar se si e shohin fundin e Botërorit 2026. “Kjo mund të jetë vera e Anglisë” – këndvështrimi i Spanjës “Spanja është skuadra më e mirë. Franca ka lojtarin më të mirë dhe sulmin më të frikshëm....