Krijesa 518 milionëvjeçare zbulon origjinën e dhëmbëve helmues të merimangave

Krijesa 518 milionëvjeçare zbulon origjinën e dhëmbëve helmues të merimangave

  Shkencëtarët kanë zbuluar provat më të hershme të njohura të strukturave që me kalimin e kohës u shndërruan në dhëmbët helmues të merimangave, në një fosil të datuar rreth 518 milionë vjet më parë. Zbulimi u bë nga studiues të Universitetit të Yunnan-it dhe Universitetit të Leicesterit. Qoftë të lidhur me reputacionin vdekjeprurës të Merimangës së Zezë (Black Widow), apo me kafshimin imagjinar që e shndërroi Spider-Man-in në superhero, dhëmbët helmues janë bërë një nga tiparet më të dallueshme të merimangave. Megjithatë, historia e tyre evolutive nisi shumë kohë përpara shfaqjes së merimangave moderne. Një studim i ri, i botuar në revistën Nature, e gjurmon origjinën e këtij mjeti të fuqishëm gjuetie te Urokodia, një krijesë e vogël detare që jetoi gjatë periudhës së...