Pse ‘Odisesë’ së Nolan-it i mungojnë perënditë?
”Iliada” dhe ”Odisea” përfaqësojnë lindjen e letërsisë perëndimore dhe themelet e kulturës së Greqisë së lashtë. Të atribuuara poetit legjendar Homeri, këto dy poema epike shënojnë kalimin vendimtar nga një traditë shumë e gjatë gojore drejt kodifikimit të saj në formë të shkruar. Në këto vepra flisnin perënditë dhe ato ishin të lidhura ngushtë me njerëzit. Këto tekste nuk ishin thjesht argëtim. Për grekët ato përfaqësonin një enciklopedi të vërtetë fisnore: përmbanin ligjet fetare, modelet e sjelljes, gjeografinë dhe historinë epërbashkët të një populli. Pa poemat homerike, letërsia e mëvonshme (nga tragjedia greke deri te ”Eneida” e Virgjilit dhe Dante Alighieri) nuk do të kishte lindur kurrë. Në kinematografi janë realizuar shumë përshtatje të këtyre veprave dhe, së fundmi, edhe ajo e Christopher Nolan. Sipas...
Burimi:
kultplus.com