Kurti pret në takim Komitetin Organizativ për Lojërat Mesdhetare: Prishtina 2030 është projekt i përbashkët dhe strategjik

Kurti pret në takim Komitetin Organizativ për Lojërat Mesdhetare: Prishtina 2030 është projekt i përbashkët dhe strategjik

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka pritë në takim Komitetin Organizativ për Lojërat Mesdhetare, duke e vlerësuar si një prej projekteve më të rëndësishme për Kosovën.  “Sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës mbajtëm takimin e parë me Komitetin Organizativ për Lojërat Mesdhetare (KOLM) Prishtina 2030, një prej projekteve më të rëndësishme që vendi ynë do të realizojë në vitet e ardhshme.  Për herë të parë, Republika jonë do të mirëpresë një ngjarje sportive të kësaj përmase, duke sjellë së bashku sportistë, delegacione dhe partnerë nga vende të ndryshme të Mesdheut. Për Kosovën, kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të dëshmuar kapacitetin tonë organizativ, për të avancuar sportin dhe infrastrukturën sportive dhe për ta prezantuar vendin tonë para një audience të gjerë ndërkombëtare. Prishtina...