Hans Christian Andersen, mjeshtri i përrallave që magjeps botën prej dy shekujsh
Pak autorë kanë lënë një gjurmë aq të thellë në letërsinë botërore sa Hans Christian Andersen. Shkrimtari danez, i njohur si “babai i përrallës moderne”, krijoi histori që vazhdojnë të lexohen nga fëmijët dhe të studiohen nga të rriturit në mbarë botën. Përmes rrëfimeve të tij, ai ndërthurte fantazinë me realitetin, duke trajtuar tema si dashuria, vetmia, sakrifica, shpresa dhe pranimi i vetvetes, transmeton KultPlus. Hans Christian Andersen lindi më 2 prill 1805 në qytetin Odense të Danimarkës, në një familje të varfër. Babai i tij ishte këpucar, ndërsa nëna punonte si lavandere. Fëmijëria e tij u shënua nga vështirësitë ekonomike, por edhe nga një imagjinatë e jashtëzakonshme. Babai i lexonte libra dhe i rrëfente histori, duke zgjuar tek ai dashurinë për letërsinë dhe teatrin....
Burimi:
kultplus.com