Takimi me Abdixhikun, Kurti flet edhe për çështjen e presidentit: Duhet edhe opozita
Kosova E Martë, 4 Gusht 2026 19:04 Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvend bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, nënkryetarin Lutfi Hazirin dhe Vjosa Osmanin. Kurti tha se përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit nuk i takon vetëm mazhorancës por edhe opozitës. “Të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca por edhe opozita sepse kushtetushmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe ku opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, tha Kurti. Ky është takimi i dytë në mes Kurtit dhe Abdixhikut, ndërsa PDK dhe Aleanca ia kanë refuzuar takimet kreut të VV-së.
Burimi:
kohajone.com