Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

Dita e sotme nuk është një e shtunë normale në Tiranë. Një nga reperët më të njohur në mbarë Botën, Kanye West, do të mbajë një koncert gjigant. Ai ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë dhe është vendosur në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës. Në një video ai shihet të lëvizë i çlirët në hollin e godinës. Nga jashtë nuk kanë munguar fansat, që kanë arritur ta pikasin dhe nuk e fshehin admirimin për yllin e muzikës. Përveç prezencës së tij, ka rënë në sy edhe veshja e West. Pavarësisht temperaturave të larta që kanë pushtuar vendin tonë në këtë muaj, Kanye shihet të jetë veshur mjaft trashë, me pantallona të gjata, xhup dhe çizme. West do të performojë sot në...