Kanioni i Kirit, peizazhe përrallore dhe ujëra të kristaltë

Kanioni i Kirit, peizazhe përrallore dhe ujëra të kristaltë

Kanioni i Kirit, vetëm 13 kilometra larg Shkodrës është një nga mrekullitë natyrore më të bukura të qytetit në veri të vendit. Rreth 8 kilometra i gjatë, ky kanion fillon nga Ura e Shenjtë dhe përfundon në Prekal, ndërsa përgjatë tij gjenden shkëmbinj të mëdhenj, vaska natyrore, pellgje me ujë të kristalë dhe gjire. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanioni i Kirit, që tashmë është kthyer në një destinacion të preferuar për turistë të shumtë vendas, dhe të huaj. Me relievin e veçantë, luginën piktoreske dhe ujërat e kthjellëta që gjarpërojnë mes shkëmbinjve, kanionet e Kirit përfaqësojnë një atraksion natyror që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve. Ndërthurja harmonike e maleve, gjelbërimit dhe ujit krijon një peizazh...