Kalaja e Shkodrës mirëpret mbi 62 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të 2026

Kalaja e Shkodrës mirëpret mbi 62 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të 2026

Kalaja e Shkodrës ka mirëpritur mbi 62 mijë vizitorë nga janari deri në maj 2026 . Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se vetëm, në muajin maj mbi 29 mijë vizitorë vizituan kalanë. “Me lajmin e mirë se për periudhën 1 janar-31 maj kemi mirëpritur 62,748 vizitorë në Kalanë Rozafa, nga të cilët vetëm gjatë muajit maj kanë arritur shifrën 29,475 vizitorë”, thuhet nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër. Por kalaja e Shkodrës po hyn një fazë të re zhvillimi përmes një projekti rijetëzimi. Projekti i rijetëzimit në këtë kala, që është një investim europian do të përmirësojë edhe infrastrukturën, duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe historike të kalasë, ku pritet të transformojë këtë vend ikonë të qytetit në një destinacion tërheqës...