Jepet çmimi “Lumo Skëndo”, Thomas Frashëri vlerësohet për studimin mbi princat arbërorë dhe osmanët
Vepra e studiuesit Thomas Frashëri “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” u përzgjodh fituese e edicionit të pestë të Çmimit Lumo Skëndo, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Juria e kryesuar nga Monika Stafa, me anëtarë Aida Tuci, Ardian Muhaj, Alfred Peza dhe Flogert Muça shqyrtoi rreth 100 botimeve të vitit që lamë pas dhe vleërësoi veprën e Frashërit për origjinalitetin shkencor dhe metodologjinë bashkëkohore në trajtimin e historisë shqiptare. “Vepra sjell një qasje të thellë kulturore dhe njerëzore duke krijuar një urë mes historisë dhe reflektimit bashkëkohor”, tha gazetarja Monika Stafa. “Hedh dritë mbi një periudhë të paekspoluar nga studiuesit, periudha mes Bizantit dhe pushtimit Osman, i bën nder letrave shqipe”, deklaroi Alfred Peza Me këtë studim, autori...
Burimi:
top-channel.tv