Në Prishtinë nis edicioni i 44-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe, Haxhiu: E ardhmja e shqipes lidhet me praninë e saj në botën digjitale

Në Prishtinë nis edicioni i 44-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Shqipe, Haxhiu: E ardhmja e shqipes lidhet me praninë e saj në botën digjitale

Është hapur në Prishtinë edicioni i 44-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili prej më shumë se pesë dekadash mbledh studiues, profesorë, albanologë dhe studentë nga vende të ndryshme të botës. Në hapjen e seminarit Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu vuri theksin te rëndësia e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe edhe në epokën digjitale. Ajo tha se e ardhmja e shqipes lidhet edhe me praninë e saj në teknologji, duke theksuar se barazia gjuhësore duhet të jetë e pranishme edhe në botën digjitale, përcjell KultPlus. “Shqipja nuk mund të mbetet gjuhë e së kaluarës në një botë që po ndërton të ardhmen me algoritme”, u shpreh Haxhiu. Sipas saj, puna shumëvjeçare e Seminarit ka krijuar një pasuri...