Komiteti Olimpik i Kosovës me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Erdogan Celinës

Komiteti Olimpik i Kosovës me telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Erdogan Celinës

Komiteti Olimpik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen Celina pas ndarjes nga jeta të ish-futbollistit Erdogan Celina, një prej figurave të njohura të futbollit të Kosovës. Në telegramin e ngushëllimit, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka vlerësuar kontributin e Celinës, i cili ishte pjesë e brezit të artë të futbollit kosovar dhe pjesëmarrës në finalen historike të Kupës së Jugosllavisë më 1978. Celina kishte shërbyer edhe si kapiten dhe lider i ekipit, ndërsa pas përfundimit të karrierës si futbollist vazhdoi kontributin në futboll si trajner, duke përcjellë përvojën e tij te brezat e rinj. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Erdogan Celinës, një prej figurave më të shquara të futbollit të Kosovës”, thuhet në telegramin e...