“Jam Mysliman”- Agim Vinca: Pse Ben Blushi është shkrimtari më i lexuar shqiptar

“Jam Mysliman”- Agim Vinca: Pse Ben Blushi është shkrimtari më i lexuar shqiptar

Nga Agim Vinca Ben Blushi (1969) është sot shkrimtari më i lexuar shqiptar. Veprat e tij janë “bestsellerë”. Por, para se të flas për të si shkrimtar, më lejoni të evokoj një kujtim. Jam i vetmi njeri në këtë sallë, në mos edhe në krejt Kosovën, që e kam takuar Ben Blushin kur ishte fëmijë. Kjo ka ndodhur në vitin 1974, kur unë pata shkuar për herë të parë në Shqipëri. Ishte një rastësi. Takimi ndodhi në bulevard, te godinat e ministrive. Ishte ditë e diel. Unë kthehesha nga Biblioteka Kombëtare në hotel (Biblioteka Kombëtare në atë kohë punonte edhe të dielave para dite, deri në orën 12), kurse Beni me të atin, Kiçon, kishin dalë për shëtitje në bulevard ose shkonin dikund. Beni duhet...