Instalacioni artistik “Tingujt që flasin” nga artisti Ergys Krisiko  

Instalacioni artistik “Tingujt që flasin” nga artisti Ergys Krisiko  

Instalacioni artistik “Tingujt që flasin” i artistit Ergys Krisiko, sjell në vëmendje një prej pasurive të trashëgimisë kulturore jomateriale shqiptare, përmes një vepre arti bashkëkohore.  I frymëzuar nga Fyelli i Gramshit dhe historia e Tanës, instalacioni artistik “Tingujt që flasin” u vendos në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Instalacioni i krijuar nga artisti Ergys Krisiko paraqet një fyell monumental rreth pesë metra të lartë, i punuar në inoks pasqyrë dhe i shoqëruar me tinguj autentikë të interpretuar nga grupi “Fyejt e Gramshit”, që vijon të ruajë dhe përcjellë këtë traditë. Në ceremoninë e inaugurimit në ambientet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit ishin të pranishëm Benida Kraja, drejtore e Politikave për Trashëgiminë Kulturore, Entela Sulka, drejtuese programi në Delegacionin e BE-së...