Ikonat shqiptare, 45 vepra nga Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë ekspozohen në Musée des Beaux-Arts de Chambéry në Francë
Nga Julia Vrapi Veprat ikonografike shqiptare ekspozohen këtë qershor në Chambéry, Francë. Ikonat e përzgjedhura për këtë ekspozitë tregojnë zhvillimin e artit ikonografik në vendin tonë, vlerat figurative dhe influencat artistike, ndër shekuj, si dhe i prezanton publikut francez, piktorët më në zë të ikonografisë në vendin tonë. “Ikonat e Shqipërisë- Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, është një projekt i rëndësishëm i bashkëpunimit kulturor Korçë-Chambéry, midis Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Musée des Beaux-Arts de Chambéry, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ku ikonografia shqiptare prezantohet në një ekspozitë të dedikuar me një përzgjedhje veprash nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar i Korçës. Ekspozita do të hapet më datë 13 qershor, ndërsa Blendi Gonxhja ministër i Turizmit,...
Burimi:
sot.com.al