Haxhiu ndjek shfaqjen “Qark i (pa)mbyllur burgjesh” në Gjilan

Haxhiu ndjek shfaqjen “Qark i (pa)mbyllur burgjesh” në Gjilan

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndjekur në Teatrin e Qytetit të Gjilanit shfaqjen performative “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, e realizuar mbi dëshmitë dhe rrëfimet e Enver Dugollit dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë. Haxhiu e cilësoi shfaqjen si një vepër të teatrit dokumentar që sjell në skenë historitë e qëndresës dhe dinjitetit të shqiptarëve gjatë viteve të fundit të okupimit dhe periudhës së luftës. Sipas saj, dëshmitë e të burgosurve janë një kujtesë e gjallë për sakrificën dhe çmimin e lirisë. “Kjo është një histori e sjellë përmes teatrit dokumentar, që na kujton se çfarë do të thotë të ruash dinjitetin edhe kur muret të rrethojnë dhe dhuna përpiqet ta shuajë zërin. Dëshmitë e tyre vazhdojnë të na flasin edhe...