Seminar në Bibliotekën Kombëtare për 37-vjetorin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Të martën, duke filluar nga ora 11:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të mbahet seminari me temën “Një premtim i mbajtur: Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe rruga e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”. Në këtë aktivitet do të shpaloset historia dhe veprimtaria e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në shenjë të 37-vjetorit të themelimit të saj. Me fjalimet e tyre do të marrin pjesë Joseph J. DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe themelues i Ligës, Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltare për çështjet e Ballkanit, juristi britanik Steven Powles KC, veprimtari Agim Aliçkaj, si dhe Lekë Rezniqi, bashkëpunëtor për Ballkan i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe organizator i aktivitetit. Aktiviteti synon të nderojë kontributin e personave që, në periudha të rëndësishme për Kosovën, punuan që çështja e saj...
Burimi:
kultplus.com