Përkujtohet Adelbert von Chamisso, poeti dhe natyralisti që la gjurmë në letërsi dhe shkencë
Më 21 gusht shënohet përvjetori i vdekjes së Adelbert von Chamisso, poetit, shkrimtarit dhe natyralistit të njohur gjerman me prejardhje franceze. I lindur në vitin 1781 në Francë, Chamisso u vendos më vonë në Gjermani, ku zhvilloi një karrierë të pasur si në letërsi, ashtu edhe në fushën e shkencave natyrore. Ai njihet veçanërisht për veprën e tij të famshme “Historia e mrekullueshme e Peter Schlemihl”, e botuar në vitin 1814, e cila mbetet një nga krijimet më të njohura të tij. Përveç krijimtarisë letrare, Chamisso ishte edhe një studiues i përkushtuar i natyrës dhe mori pjesë në një ekspeditë shkencore rreth botës gjatë viteve 1815–1818, ku kreu hulumtime të rëndësishme në fushën e botanikës. Gjatë jetës së tij ai kontribuoi në studimin e florës...
Burimi:
kultplus.com