Haxhiu: Instituti prezantoi listën preliminare me 12,230 viktima të luftës

Haxhiu: Instituti prezantoi listën preliminare me 12,230 viktima të luftës

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka prezantuar për herë të parë listën institucionale të viktimave të luftës, e cila përfshin gjithsej 12,230 viktima. Sipas institucioneve, lista është preliminare dhe procesi i dokumentimit vazhdon. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se pas çdo emri qëndron një jetë e humbur, një familje që pret drejtësi dhe një dhimbje që mbetet ende e hapur. Ajo vlerësoi punën e stafit të Institutit, i cili, sipas saj, trajton me profesionalizëm dhe ndjeshmëri dokumentimin e dëshmive dhe rasteve të krimeve të luftës. Haxhiu kujtoi se, për vite me radhë, të dhënat për viktimat kanë qenë të shpërndara në arkiva të ndryshme, dokumente institucionesh, organizatash dhe familjesh. Ajo theksoi se gjatë procesit të rithemelimit të Institutit...