Hapet Panairi “Gratë në Biznes”, Kusari: MINTI do të vazhdojë të krijojë mundësi të reja për gratë ndërmarrëse
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka hapur Panairin “Gratë në Biznes”, një ngjarje që synon promovimin e produkteve të grave ndërmarrëse dhe fuqizimin e rolit të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Me këtë rast, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari, ftoi qytetarët që gjatë tri ditëve të panairit ta vizitojnë atë dhe të mbështesin prodhueset vendore përmes blerjes së produkteve të tyre. Ajo tha se Qeveria e Kosovës ka punuar intensivisht në fuqizimin ekonomik të grave, duke përmendur rritjen e numrit të të punësuarve nga 303 mijë në vitin 2019 në 410 mijë aktualisht. Sipas saj, mbi 53 mijë gra dhe vajza të reja janë...
Burimi:
kultplus.com