E fundit! Kristjan Asllani gati të lërë Serie A, projektohet një transferim në Arabinë Saudite, ja skuadra

E fundit! Kristjan Asllani gati të lërë Serie A, projektohet një transferim në Arabinë Saudite, ja skuadra

25 Gusht 2026 12:23 Telesport E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani duket se është jo vetëm larg Inter por edhe larg Serie A. I rikthyer në skuadër pas huazimeve, fillimisht nga Torino dhe më pas nga Beshiktash, lojtari nuk është në planet e trajnerit Cristian Chivu. Prej ditësh, qëllimi i menaxhmentit të klubit zikaltër është t’i gjejë atij një shtëpi të re para përfundimit të merkatos. Opsioni i transferimit te Monza u mbyll menjëherë, por tani po hapet një tjetër për një transferim jashtë vendit. Sipas mediave italiane, skuadra e Al Jazira po ndjek mesfushorin 24-vjeçar shqiptar, të cilët thuhet se kanë filluar tashmë bisedimet me Inter për të siguruar lojtarin në formë huazimi deri në fund të sezonit që sapo ka nisur. Nga...