Gonxhja: Karta Rinore Europiane është një mjet që fuqizon të rinjtë
Mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende në Shqipëri për Konferencën e Kartës Rinore Europiane. Ngjarje kjo që sjell në vëmendje nxitjen e politikave dhe iniciativave europiane në mbështetje të të rinjve. Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit shprehet se ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë, që për herë të parë mirëpret një konferencë të këtij niveli europian për të rinjtë. “Për herë të parë, Shqipëria mirëpret Konferencën e Kartës Rinore Europiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se 30 vende europiane. Kjo ngjarje përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për rolin gjithnjë e më aktiv të vendit tonë në nxitjen e politikave dhe iniciativave europiane në mbështetje të të rinjve”, shprehet ministri Gonxhja në rrjete sociale....
Burimi:
sot.com.al