Gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar, në qendër të Seminarit XIX Mbarëkombëtar në Brezovicë
Mbi 200 mësues të gjuhës shqipe nga diaspora, studiues dhe ekspertë të arsimit u bënë pjesë e Seminarit XIX Mbarëkombëtar të Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë, i cili përfundoi pas katër ditësh punime në Brezovicë të Kosovës. Me temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”, seminari shërbeu si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave bashkëkohore në mbështetje të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Qendra e Botimeve për Diasporën shprehet se programi i seminarit u zhvillua përmes seancave plenare, leksioneve të hapura, punës në grupe dhe veprimtarive kulturore. “Dy nga momentet më të spikatura ishin leksionet e hapura të Arsim Canollit, i cili trajtoi qasje bashkëkohore për motivimin...
Burimi:
sot.com.al